Fëmija 13 vjeçar i mbytur në Velipojë është nga Mitrovica

05.08.2017 16:06:05

Fëmija 13 vjeçar i mbytur në detin e Velipojë është nga Mitrovica.

Sipas mediave në Shqipëri me inicialet L.I ka pësuar sulm në zemër në momentin që ka hyrë në ujë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:30. Mjekët i dhanë ndihmën e parë, por duket se ai kishte ndërruar jetë në ujë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjet dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore mbi trupin e 13-vjeçarit.