Fëmijët e Sirisë, të shpëtuar mes zjarrit e shpërthimeve

18.08.2016 18:00:47

Horrori dhe tragjedia në luftën e Sirisë, mund të shihen më së miri përmes fotografive që përshkruajnë pa fjalë tmerrin nëpër të cilin më të vegjlit po kalojnë.

Gjiron e botës e bëri një djalë i vogël, i moshës pesë vjeçare, i cili shihet i ulur në karrige brenda një ambulance, pas sulmeve ajrore në qytetin e tij në Aleppo. Ai nuk e dinte se ku i ka prindërit.

I mbuluar nga hiri e pluhuri i gërmadhave që dikur ishin shtëpia e tij, njëra anë e fytyrës së Omran Daqneeshit, është e tëra e mbuluar me gjak.

Por shumë si Omran ka nëpër Siri. Të shpëtuar nga zjarret e bombardimet, me fytyra e duar të gjakosura, ata ia kanë arritur ta shpëtojnë edhe një ditë të jetës së tyre nga vdekja e afërt.