Fëmijët që lypin kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës

08.01.2017 15:35:38

Edhe pse bashkia ka hapur qendra sociale për sistemimin e tyre, rrugët e Tiranës vështirë se mund ti shohësh pa fëmijë që kërkojnë lëmoshe.

Pavarësisht temperaturave të ulëta ato i gjen në çdo kryqëzim duke lypur.

Disa herë fëmijët janë vetëm e herë të tjera të shoqëruar nga tutorët apo prindërit e tyre.

Pamje të tilla tashmë janë të zakonshme në rrugët e Tiranës dhe as temperaturat e ulëta, as masat që kanë marrë autoritetet vendore nuk e kanë ndalur punën e përditshme të njerëzve që jetojnë me lëmoshe.