Ferati : PDK me votimin e mocionit bën autogol

10.05.2017 11:56:39

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati  gjatë marrjes së fjalës në seancën ku do bëhet votimi i mocionit të iniciuar nga opozita për rrëzimin e Qeverisë ka thënë se në rast se PDK voton mocionin  në atë rast kjo parti do shënojë autogol.

Më tej, Ferati ka theksuar se prishja e marrëveshjes me PDK- në nuk është problem i madh. Por, siç thotë ai, nëse do ndahen nuk do lënë jetim pas vetes.

“Nëse ndahemi nuk po lëmë jetim”, ka thënë Ferati.