Fetah Rudi merr pjesë në varrimin e Ali Rugovës dhe falenderon banorët e Cercës për respektin ndaj tij

22.08.2016 18:15:55

Fetah Rudi, veprimtari i devotshëm i LDK-së, i plagosur në atentatin e kryer ndaj tij më 15 dhjetor 2000, ishte i pranishëm në varrimin e mixhës së presidentit Rugova, Ali Rugova.

Në një postim në facebook, pasi njofton për pjesëmarrjen e personaliteteve të larta shtetërore, kryeminstri Mustafa, ministra deputetë etj., z. Rudi shpreh falenderimin  e tij për respektin e treguar ndaj tij.

“Sot ne Cerrc fshatin e tij te lindjes ju dha lamtumira e fundit Ali Rruste Rugova axhes te Presidentit historik Dr Ibrahim Rugova. Per te nderuar e per ti dhen lamtumiren axhes Ali kishin ardhur qytetar nga te gjitha qytetet e Kosoves dhe institucionet e Republikes Kryeministri z. Isa Mustafa, Ministra, Deputet te parlamentit, Familja Rugova,Kryetari i komunes se Istogut z. Haki Rugova dhe shume veprimtar te çeshtjes Kombetare. Ne emer te familjes Rugova per pjese marrjen ne varrimin e axhes Ali i falenderoj djali i Presidenti Rugova z. Ukë Rugova.
Dua ti falenderoj qytetaret e Cerrces e shume te tjer qe me nderuan e per respektin qe me ben gjitha ashtu falenderoj edhe familjen Rugova qe edhe niher ju shprehi ngushellime.” – thuhet në postimin e z. Rudit.