Fier, vret të dashurën e më pas vetëvritet

10.02.2017 13:03:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një person vrau të dashurën e tij dhe më pas u vetëvra.

Policia bën me dije se rreth orës 11:40, në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, në mjetin fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave, të cilët janë Drini Derveni, 32 vjeç, banues në Fier dhe Ermira Arapi., 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz të Lushnjes, shkruan TCH.

Gjithashtu, nga këqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartëpërmendur, pasi ka qëlluar me armë shtetasen Ermira Arapi, ka vrarë veten. Shtetasi Drini Derveni mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.