Filloi seanca e Kuvendit të Kosovës!

04.08.2016 10:48:11

Filloi seanca e Kuvendit të Kosovës!

Tanimë filloi edhe seanca e Kuvendit e paralajmëruar për orën 10.

Deputetët filluan të deklarohen për tema aktuale, në pikën jashtë rendit të ditës.

Ndërkohë para objektit të Kuvendit po qëndrojnë dhjetëra qytetarë të ftuar nga VV për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin.

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu në fjalimin e tij drejtuar protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Kosovës, tha se ky demarkacion duhet të ndalet. “Fillojmë mobilizimin qytetar e protestat deri në ndaljen e demarkacionit. Jemi kundër marrëveshjes e cila u faktua dje se është mashtrim, nuk do të lejojmë të futet në rend të ditës, nuk do të lejojmë të coptohet Kosova”, tha Sejdiu. /