Fillon aplikim i studentëve në konvikte

Fillon aplikim i studentëve në konvikte

06.09.2017 17:00:31

Qendra e Studentëve e Unversitetit të Prishtinës, shpalli sot konkursin për pranim të studentëve të rinj në konviktet dhe mensën e saj.

Kapaciteti i konvikteve për pranim të studentë në këtë vit, është rreth 4 mijë, duke përfshirë edhe konviktin numër tetë me 305 shtretër i cili pritet të përfundoj dhe të jetë në shfrytëzim në fund të tetorit. Afati i aplikimit fillon sot dhe zgjatë deri më 14 shtator.

Është hapur sot konkursi në Qendër të Studentëve, për aplikim të studentëve në konvikte dhe mensë të studentëve në Prishtinë, e të cilat do të pranojnë rreth 4 mijë studentë banues në konvikte, përkatësisht 5 mijë studentë në mensë. Sipas drejtorit të Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, këtu bënë pjesë edhe konvikti numër tetë, që është në ndërtim e sipër, ndërsa për banim, do të aftësohet në tetor.

“Gjatë muajit tetor shpresoj shumë që 15 deri 20 tetor do të përfundoj edhe ndërtimi i tërësishëm dhe inventarizimi i konviktit numër 8 dhe studentët do të kenë mundësi që edhe këto kapacitete t’i shfrytëzojnë në akomodimin e tyre dhe qëndrimin e tyre për studimet që do t’i bëjnë në UP”.

Kriteret kryesore për aplikim edhe këtë vit të parapara me konkurs sipas Sfishtës janë: Nota mesatare, largësia nga kryeqytetit si dhe kategoritë e dala nga lufta.

“Si kush primar është që të jetë student i rregullt i UP-së, që të jetë në largësi më shumë se 215 km nga kryeqyteti, nota mesatare luan rol vendimtar në rritjen e pikëve maksimale si dhe një numër i madh i kategorive që vinë nga shoqatat e luftës, fëmijët dëshmorëve, fëmijët e invalidëve të luftës, veteranët e luftës, fëmijët që kanë gjendje j të mirë sociale ekonomike në familjet e tyre kanë përparësi që të pranohen në QS”.

Rezulatet nga ky konkurs, do të publikohen më 22 shtator 2017, në tabelat e konvikteve dhe faqen zyrtare të Qendrës së Sudentëve, ndërsa afati për ushtrimin e ankesave online është prej 25 – 26 shtator 2017. 1.500 studentët të tjerë, të cilët nuk i plotësojnë kushtet për strehim në konvikte, do të fitojnë të drejtën për ushqim në mensë, ndërsa listat pritet të publikohen më 22 shtator në sallën “1 Tetori”.