Fillon asfaltimi i rrugës Kalisht-Strugë

21.08.2016 17:19:21

‘Rrugët e Maqedonisë’ ka nisur punën intensive edhe në komunën e Strugës. Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu, ka inspektuar fillimin e asfaltimit të rrugës Kalisht-Strugë, një rrugë e cila do të ndëretohet me të gjitha standardet europiane.

Këto investime vazhdojnë në bazë të projektit të NP “Rrugët e Maqedonisë” për vitin 2016 në komunat shqiptare.
Pas përfundimit të kësaj rruge siç paralajmërohet nga kjo ndërmarrje do të nis ura në Gostivar që do të lidh qytetin me fshatrat për rreth.