Fillon heqja e barrikadës mbi urën e Ibrit në Mitrovicë (Foto)

14.08.2016 12:15:06

Ashtu siç është paralajmëruar, sot në orën 10 ka filluar heqja e barrikadës dhe rivitalizimi i urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë.

Sot është ditë e mirë për të gjithë qytetarët. Sot po bëhet e mundshme që të bashkohën qytetarët e të lëvizin lirshëm me rivitalizimin e urës”, ka thënë Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës Jugore.

Sipas tij, ura do të hapet tërësisht.

“Ka me qenë rrethrrotullim, por edhe hapësirë sportive”, theksoi ai.

Bahtiri e arsyetoi mungesën e homologut të tij, kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. “Pse ai nuk është prezent këtu është se z. Rakiq nuk gjendet në Kosovë”, tha ai.