Fillon marshi, qytetarët brohorasin “Drejtësi për Astritin” (LIVE)

14.11.2016 12:42:50

Qytetarët kanë filluar marshin me kërkesën për Drejtësi për Astritin

Me brohoritjet “Drejtësi për Astritin” dhe “Unë jam Astriti”, “Dorëheqje”, ka filluar marshi i qytetarëve për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë marsh përveç qindra qytetarëve, po marrin pjesë edhe zyrtarë të VV-së e pjesëtarë të shqoërisë civile.

Astrit Dehari vdiq në burgun e Prizrenit të shtunën e kaluar në rrethana ende të pasqaruara.