Fillon takimi i Haradinajt me ish-luftëtarët e UÇK-së

10.04.2018 13:43:52

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po zhvillon një takim me disa ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët sot kanë protestuar në Prishtinë, ku edhe kanë kërkuar pastrimin e listave të veteranëve.

Haradinaj paraprakisht ka takuar atë gjatë protestës para objektit të Qeverisë, ku më pas i ka ftuar në zyrën e tij.

Ish-luftëtarët e pakënaqur, gjatë protestë kërkuan nga prokuroria që të përfundojë hetimin për listën e veteraneve, si dhe shprehen shqetësimin për gjendjet e rëndë ti disa ish-luftëtarëve.