Fillon takimi Thaçi-Vuçiq (Foto)

03.07.2017 11:27:26

Ka filluar takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë takim do të diskutohet për vazhdimin e dialogut Prishtinë –Beograd. Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, ku ka publikuar fotografi nga takimi.

Më herët Mogherini ka takuar ndaras presidentin e Kosovës e më pas edhe atë të Serbisë.