“FILOZOFËT” E HISTORISË SË FILOZOFISË!

16.11.2020 20:37:29
Ahmet Asani
Nê rrjetin social facebook, mund të lexohen shkrime të atyre që nuk e dinë deri në fund as alfabetin e as tabelën e shumëzimit dhe të atyre që kanë arritur majat e diturisë! Ka kohë që m’ka rastis ta dalloj një kategori të posaçme te disa narcisoidëve që kanē krijuar bindjen se janë filozofë të gjithëdijshëm, disa që u pëlqen kur marrin like, por kur është puna që ata t’japin, rrudhen e shtrydhen!
▪︎Nuk është puna se atyre u dhimbsen liket, as nuk eshte puna te koha sepse ata i ke 24 ore në facebook! Nuk eshte puna qe ata janë njerez te drojshëm, perkundrazi keta tipa njihen edhe per pronar te drejtës, per marrje nëpër gojë të të gjitha organeve të dy gjinive njerëzore e shtazore, por çeshtja ështê se ata per veten e tyre mendojnë që janë ekzemplarë të rallë të qenies njerëzore dhe vërtetë janë!
▪︎Pjestarë të këtij grupimi veten e mbajnë jo vetëm për intelektualë të rrallë, por edhe janë të bindur që janë filozofë të gjithëdijshëm! Të mësosh për historinë e filozofisë, për jetën dhe veprat e filozofëve që kanê jetuar e vepruar ndër shekuj është gjë e mirë, por të mendosh se bëhesh filozof pa i njohur e studjuar shkencat ekzakte si matematika e fizika etj, vërtetë duhet të jesh i marrë e i mjerë!