Finalja e Kupës së Italisë, këto janë formacionet e mundshme; Hysaj në balotazh

17.06.2020 09:19:18
Te Juventusi dilemat janë nëse Pjanic dhe Douglas Costa do ta nisin nga fillimi
Elseid Hysaj, futbollist i Napolit

Sonte luhet finalja e Kupës së Italisë! Juventusi dhe Napoli kanë një sfidë madhështore, me trajnerët Maurizio Sarri dhe Gennaro Gattuso të cilët po përgatisin formacionet e tyre për finalen në “Olimpico” të Romës.

Kosta Manolas do të jetë gati për lojë, por ndoshta jo titullar. Maksimovic e Koulibaluy pritet të jetë dyshja e Napolit në qendër të mbrojtjes. Fabian Ruiz rikthehet gjithashtu si titullar, ndërsa balotazhi kryesor në 11-sh është Hysaj-Mario Rui.

Te Juventusi dilemat janë nëse Pjanic dhe Douglas Costa do ta nisin nga fillimi. Nëse ndodh që luajnë, atëherë Cuadrado spostohet si mbrojtës i djathtë në vend të Danilos. Ja formacionet e mundshme:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook

NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui (HYSAJ); Fabian Ruiz, Demme, Zielinski; Politano, Mertens, Insigne

JUVENTUS (4-3-3): Buffon; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Cristiano Ronaldo, Dybala