Fiton Bayern, humb Dortmund, Mavraj titullar në fitore

11.02.2017 18:00:30

Bayern Munich në finish të ndeshjes e ka mundur në udhëtim Ingolstadt, me rezultat 2-0, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 20-të të Bundesligës gjermane.

Përballja mes Ingolstadt dhe ‘Bavarezëve’, ka dhënë lojë të mirë, me raste nga të dy anët, ndërsa Vidal (90’), e Robben (90+3’) realizuan për fitoren e skuadrës së Carlo Ancelottit, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, Borussia Dortmund ka pësuar disfatë në udhëtim tek Darmstad, me rezultat 2-1.

Fitore të jetë të rëndësishme këtë të shtunë ka arritur edhe Hamburgu i Mërgim Mavrajt që në transfertë mposhti RasenBallsport Leipzig, me rezultat 3-0.

Hamburgu më një gol te K. Papadopoulos, një gol te Walace dhe një gol te Hunt, rrëmbeu tri pikë tejet të rëndësishme garën për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Bayern Munich vazhdon të kryesojë tabelën më 47 pikë, pesë më shumë së Lepzing, Dortmundi është në pozitën e katërt më 34 pikë, kurse, Hamburgu renditet në vendin e 15-të më 19 pikë.