Fjala ime një ditë pas fushate!

15.02.2021 12:29:20
Nga Ahmet Asani
Të nderuar miq në atdhe e diasporë, kaluan edhe zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, zgjedhje për të cilat secili nga ne në mënyrën e vet dhe nga pozicioni i vet dha kontributin e vet për këto zgjedhje!
Në këto zgjedhje në të cilat e para doli LVV, siç e kam thënë me sentencën latine “Vox populi Vox Dei”, (Zeri i popullit, zeri i Zotit), pres qe kuvendaret e Kuvendit të Republikes se Kosovës, sa më shpejt të votojnë Qeverinë e shumicës dhe vendi te qeveriset siç e kerkon shumica!
Unë nuk e kam përkrah dhe nuk do ta përkrahi LVV-ën derisa brenda saj të kundërmojnë duhma Enveriste dhe duhma te islamit politik lindor, qe LVV i ka brenda vetes! Unë nuk e kam perkrah dhe nuk do ta perkrahi LVV-en derisa ajo brenda saj do të ketë njerez t’pa karakter te tipit Abazi, Muja, Osmani e Gërvalla!
Unë nuk e kam përkrah e as nuk do ta perkrahi LVV-en derisa te jetë kështu si është, por as qe do ta kritikoj më!
Me LVV-en tani e tutje le të merren ata qe e kanë votu, le të merren ata qe e kanë perkrah dhe i janë g’zu fitores se saj, le të merret opozita e cila i humbi zgjedhjet, e aq më teper le te merret LDK e cila edhe është humbsja me e madhe e ketyre zgjedhjeve!
Njeriu mund t’ja marr një gjë dikujt me dhunê por t’ia jap me dhunë nuk mundet! Nga LVV, AAK e PDK kam pas oferta por asnjerës nuk i jam afruar! LDK-ës disa herë i jam afruar, por jam refuzuar e nuk jam pranuar!? LDK per mua ka qenë dhe mbetet shtyllë kryesore e shtepisë, shtyllë pa të cilën rrezikon te shembet shtepia jonë Kosovë, por në kohen që jemi LDK-es i duhet lidership me ndryshe! Ajo qe po i mungon LDK-es, është ajo te cilen para 15 shekujsh e ka thëne Augustin Aurelius: ” Vetem ai që digjet në vete mund ta ndez zjarrin te tjetri” !
Uroj që shpresat e votuesit shqiptar në Kosovë të realizohen, uroj që votuesi i LVV-es mos te zhgënjehet, uroj që LVV të vazhdoj me reforma dhe të çlirohet nga duhmat e lartpërmendura, uroj që LDK ta rimarr veten sepse pa një LDK te fortë, Kosova nuk do te ketë as demokraci e as ekonomi te fortë!
Prishtinë, 15.02.2021