Fjala jote si vullkan/ Vargje nga Sherife Berisha- Thaçi

29.05.2020 00:23:00
FJALA JOTE SI VULLKAN
(Kushtuar Latif Berishës)
Pena jote ishte e art
Fjala jote një vullkan
Gojë-mjaltë e zemër-zjarrt
Energji e shkrier për Vatan
U ngjite majave të lartësisë
Therr në sy ishe për bisha
Emri Yt nderoi faqet e historisë
I Madhi – Latif Berisha
Çdo pranverë kujtimet na i zgjon
Kur stina e luleve mori shëmtinë
Atdheu asnjëherë s`harron
Se me Ju ka madhështinë