“Fjala” kërkon përjashtimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës

28.12.2016 13:13:47

Partia Fjala ka kërkuar përjashtmin e Listës Serbe nga të gjitha institucionet e Kosovës për shkak të deklaratave fyese dhe kundërkushtetuese të kësaj partie, e cila i ka quajtur institucione të përkohshme Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.

“Fjala” ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në bazë të Kushtetutës të marrë masa ndaj Listës Serbe.

“Deklarata e sotme e Listës serbe se e njohin për Kryeministër vetëm Vuçiçin, ndërsa Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës i quajnë institucione të përkohshme, është deklaratë fyese dhe kundërkushtetuese. Këta shërbëtor të Beogradit, nuk ngurojnë të i marrin paratë e qytetarëve të Kosovës për pozitat që i gëzojnë, si deputet dhe ministra”, thuhet në reagimin e partisë “Fjala”.

“Përballë veprimeve të tyre kundërshtetërore dhe kundërkushtetuese, Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarr masa konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ato masa janë: largim i menjëhershëm nga institucionet e Kosovës dhe ngritje të aktakuzës për cenim të rendit kushtetues”.