Fjalët e para të Nehat Thaçit pas arritjes në Kosëvë

01.11.2016 20:22:32

Nehat Thaçi, Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës i liruar sot nga autoritetet serbe pasi u mbajt në paraburgim për më shumë se 30 ditë.

Tani ai ka arritur në pikën kufitare, Merdarë i cili është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj dhe familjarët, raporton lajmi.net.

Thaqi falënderoj institucionet e Kosovës për të gjithë atë që kanë bërë institucionet e Kosovës.

“Te filloj nga nesër t’ia kthej borxhin këtij shteti, nuk dua të hy në detaje se si ka ndodhur arrestimi. Fakleminderit për mikpritjen dhe faleminderit institucioneve që e mundësuan lirimin tim”, u shpreh ai.

Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /Lajmi.net/

gsddsggddgg