Fjalimi i Hysen S. Çekajt në Akademinë kushtuar Heroit Sali Çekaj

19.04.2018 15:00:06

Te nderuar perfaqesues te Institucioneve te Kosoves, te nderuar pjesemares, vllezer dhe motra

Kam nderin dhe privilegjin qe, ne emer te Familjes CEKAJ, t’ju falenderoj per organizimin e kesaj akademi perkujtimore, te cilen ju te gjithe, edhe 19 vite pas ramjes se Lihut, vazhdoni ta nderoni me prezencen tuaj te pa lekundur.

Ndonse nuk ja vlen, besoj, te rikujtojm se pa njerz te tille si Lihu dhe shume e shume te tjere, te rene ne luften e shenjte çlirimtare, ne nuk do te gezonim lirine e sotme, prap perseris falenderimet tona per te gjithe ju qe, gjdo vit, e leni punen, familjen, ndoshta edhe te dyat duke ardhur nga qytete tjera te Kosoves dhe Diaspores, per te qenë afer nesh ne kete dite te dhimbshme.

Dite e dhimbshme por, njekohesisht, e mbushur me krenari per vepren e me te dashurit tone, i cili me angazhimin e tij shume vjeçar kontribuoj, krahas deshmorve dhe veteranve tjere, ne realizimin e nje ondrre shekullore te Shqiptarve : nje Kosove e lire, shtet i pavarur.

Pra pikerisht per kete arsyje, disi e ndjejm veten keq kur nuk kalon nje vit, ose nje pervjetor, ne rrethana te qeta per shtetin tone, qe te ndjejm, ma ne fund, qe ndoshta amaneti i deshmoreve qenka çuar ne vend.

Pra, ndonese ne asnje menyre nuk duam, si Familje, te ndahem nga principi jone te hekurt, qe mos te perzihem ne çeshtjet, sidomos politike, nuk di si duhet te ndihem une, nena, motrat kur ndegjojm, ne televizionet e Kosoves, njerz te pa skrupult qe na thojn qe pjestart e FARK-UT qenkan strehur « neper therra » e « neper hotel » gjate luftes !!

Si paska atehere mundesi qe Sali CEKU, i cili, edhe ne prezence te familjarve tone, ka deklaruar haptas se ishte ushtar i UÇK-se nen Komanden e FARK-ut dhe Ministrise se Mbrojtjes se Kosoves, te kete gjet vdekjen nga plumbi serb ne rras te Koshares ?!!

Athu nuk paskan mjaftuar vdekjet, shkaterrimet, dhimbjet e Luftes sa qe do qyqyar, qe nuk ju dihet as vetem anterioriteti ne lufte, edhe pas gati 20 vite, te vazhdojn te na i ndajn e te na i privatizojn deshmoret e veteranet ?

Ne fund te fundit, per Familjen tone, vlen ANGAZHIMI dhe SAKRIFICA e luftetarve (deshmor e veteran) ne front, keto dy, dhe vetem keto dy, i dallojn trimat e çmuar nga llafazanve te kot.

Pra, nga thellesia zemres, deshiroj qe per vitin tjeter, Kosova dhe disa Kosovar, me ne fund, te tregojn nje ftyre te re, qe te flitet per bashkim, per zhvillim, per respekt, qe te ndjehen krenar deshmoret tone per arritjet dhe jo te deshperohen sa here qe te na shikojn.

Por fatmiresisht jam te nje karakteri optimist dhe kam shprese qe do t’ja dallim, te gjith se bashku, me vullnet te mire.

Edhe njehere Faliminderit prej jush, dhe, Lavdi Deshmorve te Kombit!