Flamur Sefaj për rastin e deportimit: Unë jam ‘Trupi Sakrifikues i Pashkëve’

04.04.2018 22:35:47
Flamur Sefaj, ish-Ministri i Punëve të Brendshme, duke folur për largimin e tij nga Qeveria, ka thënë se rasti i ndërhyrjes në Veri dhe ai i deportimit të turqve “është totalisht i ndërlidhur”.

“Lista Serbe e ka kërkuar largimin tim. Unë shpresoj që kjo nuk është realizuar për shkak të kërkesës së tyre”, ka thënë Sefaj në Zonën B të Klan Kosovës.

“Unë jam ‘Trupi Sakrifikues i Pashkëve’ për këtë rast”.

“Shpresoj që nuk është ashtu, por rastet janë shumë të ndërlidhura”.

“Këshillat e para që unë i kam marrë kur kam ardhur në ministri kanë qenë se duhet ‘të prej koka’, sepse vetëm kështu mbetem në histori”.

“Le të hetohet i gjithë rasti, por le të bëhet edhe një analizë politike për atë natë se pse është kërkuar dhe kush e ka kërkuar kokën time”.

“Ky është falimentim i politikës tonë. Ne jemi marrë me politikë shumë lokale shumë primitive nuk jemi marrë me sanimin e situatës”.