Flamur Shala ka reaguar lidhur me auditimin e komunës së Prishtinës dhe dështimet në politikat investive, në tërheqjen donacioneve dhe granteve të ndryshme për projekte të ndryshme.
Në reagimin e tij, z. Shala ka përmendur të dhëna konkrete, e të cilat argumentojnë pretendimet e tij lidhur me këto çështje.
“Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Prishtinën, me shumë shkelje të gjetura dhe Raporti buxhetor për vitin 2016, e lënë kryetarin e Prishtinës pa politika zhvillimore për vitin 2017. Mbledhjet e Kuvendit të Prishtinës organizohen për të shqyrtuar politikat e Ekzekutivit. Këto politika duhet t’i sjellë para Kuvendit kryetari aktual. Ai nuk po i sjell, po fshihet për të vetmen arsye, që të bëhen përpjekje të fshihen dështimet dhe shkeljet e tij, në realizimin e buxhetit.
Nga buxheti prej 73 milionëve për vitin 2016 u realizuan vetëm 58 milionë. Nga rreth 15 milionë ta parealizuar, 5.5 mil. nuk mund të realizohen asnjëherë, sepse komuna i humbi, nuk i inkasoi, sipas planifikimit.
Prishtina humbi donacione nga shkaku i performancës së dobët qeverisëse. Projekti i DEMOS-it, prej mbi 1 mil. euro pikërisht nga performanca e dobët, është shembulli me tipik i humbjes.
Komuna e Prishtinës nga 26,772,053 të planifikuara për investime kapitale shpenzoi vetëm 13,367,987.21, me rreth 50% të projekteve të parealizuara, për vitin 2016.
Mbledhja e 24 shkurtit 2017 duhet te jete mbledhje debati për kryeqytetin!” – thuhet në reagimin e z. Shala.






































