Flamuri arab valon në Prizren

03.08.2019 21:26:53

Një pamje e rrallë është parë në komunën e Prizrenit.

Në kohën kur po mbahet festivali i filmit “DokuFest”, duket një flamur arab i vendosur në qendër të Prizrenit.

Ndonëse nuk dihen arsyet se pse është vendosur ky flamur.

Ndryshe, Prizreni njihet si qytet i populluar shumë me komunitetin turk.

Në këtë qytet konsiderohet po ashtu se ka shumë përkrahës të presidentit të Turqisë, Tayip Erdogan.