Kampionët e votave njihen nga të gjithë. Ata janë prezent në të gjitha mediat.
Por, kush ishin viktimat e zgjedhjeve, ata që votuesi i deshi më së paku?
Mehmet Ceman nga Vetëvendosje dhe Xhyljeta Kuqin nga PAN, tregojnë pse morën kaq pak vota.
Nga tri subjektet, në zgjedhjet e 11 qershorit, votuesit e PAN’it më së paku votuan një grua, e përcjellë nga disa bashkëkandidate të saj. Në Vetëvendosje më së paku vota mori kandidati me prejardhje boshnjake, ndërsa në koalicionin LAA më së paku u votua numri 75 i listës që vinte nga Alternativa.
Lista e diversifikuar e Vetëvendosjes, ndër të tjera, pati edhe shtetas të Kosovës me kombësi tjetër. Mehmed Ceman nga komuniteti boshnjak ishte kandidati i Lëvizjës nga Istogu, i cili mblodhi 594 vota.
Ceman tregon se nuk i ka dhënë rëndësi rezultatit përsonal që do të ketë. Për të e para dhe më e rendësishmja ka qenë rezultati që do të marrë partia e tij.
Ceman thotë se ka zgjedhur parti shqipare, përkatësisht Vetëvendosjen sepse ndjehej i përfaqësuar nga ky subjekt.
“Unë nuk jam as pakicë e as shumicë. Jam shtetas i Republikës së Kosovës”, shprehet Ceman.
Por, ndryshe nga kandidati i Vetëvendosjes, i cili thotë se ishte i përkushtuar në suksesin e partisë dhe e ka marrë qetë rëzultatin e zgjedhjeve, kandidatja me më së paku vota nga PAN shprehet e mllefosur.
Në koalicioniin PDK-AAK-Nisma, kandidatja që mori më së paku vota në listë ishte Xhyljeta Kuqi nga Aleanca. Gruaja e ish-futbollistit Shefki Kuqi mori vetëm 1116 vota.
E fundit e listës së PAN’it beson se ka pasur keqpërdorime të votave pasi, sipas saj, informatat që ajo ka pasur nga qendrat e votimin në ditën e zgjedhjeve nuk përputhen me rezultatin final të tyre.
Kandidatja nga Vushtria beson se ka marrë dyfishin e votave që ka, të cilat, gjithsesi se nuk do ta bënin deputete, por nuk do ta rënditnin të fundit.
“Unë do i besoj Aleancës, por jo edhe personave në qendrat e numërimit të votave. Ka pasur keqpërdorime dhe për këtë do të tërhiqem”, thotë Kuqi për Gazetën Express.
Ajo tregon se e gjithë familja e saj ka votuar për të në një klasë në fshatin Studime të Vushtrrisë, ndërsa nga po e njëjta klasë ajo ka marrë vetëm dy vota.
Meqë Kuqi nuk e konsideron mundësinë se familjarët mund të mos e kenë votuar, ajo thotë se i janë vjedhur votat në rastin më konkret.
Ajo ka treguar se ka fushata e saj kishte qenë e ngjeshur dhe i premtonte më shumë përkrahje në zgjedhje. Kuqi shton se ka zhvilluar aktivitete, jo vetëm në qyretin e saj, por edhe në zona tjera.
Rezultati dëshpërues i zgjedhjeve e ka dërguar Kuqin të zhgënjyer në Ulqin për të filluar një biznes veror, i cili beson se do të jetë më produktiv se rezultati në rrafshin politik.
Por jo vetëm Kuqi; fundi i listës së PAN’it është i përbërë edhe nga disa gra tjera, që tregon se elektorati i këtij koalicioni ishte i rezervuar në votimin e tyre.
Alternativën do ta përfaqësojnë dy deputetë nga 10 sa kishin kandiduar brenda koalicionit LDK-AKR-Alernativa. E kandidatja më pak e votuar në listën e këtij koalicionit është Arbërore Riza nga radhët e iniciativës më të re të skenës politike që mori 620 vota.






































