Flet pacienti të cilët iu hiq tumori gjigant në QKUK (Video)

18.11.2017 23:41:04

Ka qëndruar në operacion i pavetëdijshëm për afro shtatë orë. Operacioni ka qenë sfidë jo vetëm për jetën e tij, por edhe për doktorët e Urologjisë në QKUK.

Isuf Selmanshalës i është hequr tumori me madhësi gjigante prej 24 centimetra që i kishte përshkuar kraharorin e ishte i shtrirë deri në stomak.

 

I lodhur nga intervenimi, mirëpo i lumtur që kalojë këtë sfidë, tha se u ka besuar që nga fillimi mjekëve vendor.

Se ky operacion ka qenë jashtëzakonisht i vështirë, këtë e tha edhe drejtori i Klinikës së Urologjisë, Rexhep Kasumaj. Ai pohon se tumori është hequr me sukses dhe pa komplikime

Ekipa operatore përbëhej nga doktor Rexhep Kasumaj, doktor Isa Haxhiu, doktor Bashkim Gllareva, doktor Nafi Qeli, ndërsa anestezionin e ka udhëheqë doktor Sylejman Dulla, Linda Burovci dhe Haxhrije Begolli me ekipin e instrumentaleve, Magbule Krasniqi dhe Gjejlone Xhemajli.

Në përvojën e ekipit mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale. /Tribuna Channel/