Flet Vehbi Kajtazi: E di kush më sulmoi

13.10.2017 18:32:31

Gazetari dhe kryeredaktori i gazetës online “Insajderi”, Vehbi Kajtazi, para pak çastesh ka dalë nga QKUK-ja dhe ka dhënë deklaratën e tij të parë pas sulmit. Ai ka thënë se sulmi ndërlidhet me shkrimet e tij dhe se e din kush e ka sulmuar, por se për shkak të hetimeve është herët që të flasë.

“E di kush me ka sulmuar, dhe rasti lidhet me punën time, pra shkrimet e mia. E njoh kush më ka sulmuar por për shkak të hetimeve nuk mund të flasë. Tani pres nga Prokuroria dhe Policia që ta zbardhin rastin”, ka thënë Kajtazi.

Ai është liruar nga QKUK nën shoqërimin e Policisë.

Policia e Kosovës  dhe prokuroria e intervistuan Kajtazin në lidhje me sulmin  brenda QKUK-së.