Fluturoi, fluturoi Shpendi me familje: nga Budva në Gjermani, në Zvicër…

15.04.2017 19:55:27

Pas jahtit në Budvë, pas “Eurpo park” në Gjermani, Shpend Ahmeti është fotografuar nga një qytetar, Arlind Rothschild Imeri në Servion të kantonit të Vaudit në Zvicër bashkë me familjen e tij, ku duket ka vizituar kopshtin zoologjik në këtë qytet.

Z. Imeri në postimin e tij në facebook që e shoqëron edhe me fotografi, kujton faktin se Shpendi i takon një subjekti që po e bllokon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës, ndërkohë që vetë bredh lirshëm nëpër qytete të ndryshme.

“Shpend Ahmeti, pas Europa Park, ka vendos me e vizitu edhe Zvicren.
Me familjen e tij, ka vendos me e vizitu kopshtin Zoologjik ne Servion te kantonit te Vaudit!
Ai eshte shoqeruar nga nje person.
Levizja e tij dhe e familjes se tij lirshem neper europe duke hargjuar mijera euro si duket nuk po e brengos Shpendin i cili kishte thene se nuk do te bente jete luksoze me parate e taksapaguesve!
Por ne fakt jeta e tij tregon diçka tjeter!
Ai po shpenzon mijera euro duke bere qejf per vete dhe familjen e tij, ndersa populli i Kosoves ka mbete i izoluar si pasoje e bllokades qe po i bene subjekti i Shpendit.
Shendet…!” – thuhet në postimin e z. Imeri.