Fondi i veriut në rritje, deri tash janë mbledhur 11 milionë euro

15.10.2016 14:17:05

Për më shumë se dy vite në linjën e veçantë buxhetore të fondit të veriut, deri tani janë grumbulluar mbi 11 milionë euro, mjete këto të cilat do të shfrytëzohen për investime në katër komuna të populluara me serbë në veri të Kosovës.

Ndarja e këtyre mjeteve sipas marrëveshjes përfshihen vetëm taksat e mallrave të importuara në pikat kufitareJarinje-Rudnicë dhe Tabavije-BërnjakKy fond po menaxhohet nga një bord i cili drejtohet nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, përfaqësuesi i Ministrisë së Financave dhe përfaqësues të komunave veriore.

Ish-drejtori i Doganave të Kosovës, i cili para një jave ishte në detyrën e drejtorit, ka thënë se nga doganat e Kosovës për fondin e veriut që nga viti 2013, e deri tani janë mbledhur 11 milionë euro.

Sipas njoftimit të Bashkimit Evropian në Prishtinë, nga ky fond për komunat me shumicë serbe, deri tani janë ndarë rreth 700 mijë euro.

Ndarja e këtyre mjeteve me destinim të veçantë në buxhetin e Kosovës, ka filluar të bëhet nga 14 dhjetori i vitit 2013 në bazë të marrëveshjes së Brukselit që mallrat të cilat kanë destinim nevojat e popullatës që jeton në katër komunat veriore Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicën Veriore.

Qysh prej fillimit të implementimit të kësaj marrëveshje oficerët doganorë kanë zbuluar afër 70 kundërvajtje doganore dhe kanë penaziluar bizneset apo individët të caktuar të cilët kanë shkelur procedurat doganore. Sipas këtyre të dhënave që i ka redaksia e KosovaPress, rastet me “peshë” të konfiskimit të mallrave në PKK në veri, ka pasur vetëm dy raste në vitin 2014.