Forcat bregdetare britanike ndaluan 36 refugjatë brenda disa orëve, ngrihet në 65 numri i të ndaluarve gjatë këtij muaji (Foto)

22.04.2019 20:49:53

Brenda disa orëve, forcat bregdetare britanike, kanë ndaluar 36 refugjatë që donin të hynin ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit u kapën 11 të rritur që pretendonin se janë nga Iraku dhe Irani dhe donin të hynin në Dover.

Rreth orës shtatë, u kapën 15 të tjerë në brigjet e Kentit, teksa mundoheshin të lundronin me një barkë gome. Numri i madh i tyre ishte shqetësues për atë lundër, megjithëse tre prej tyre ishin fëmijë.

Shumica prej tyre ishin ën gjendje të rëndë dhe të alivanosur nga qëndrimi në hapësirën e ngushtë, ndërsa pas kontrollit mjekësor të gjithëve iu është kthyer normaliteti.

Në të njëjtën zonë të brigjeve të Doverit, u kapën edhe nëntë burra dhe një grua, që thoshin se janë nga Irani. Pas dhënies së ndihmës shëndetësore, të gjithë janë dërguar në qendrat e azilit për të dhënë intervistë.

Ky është grupi më i madh i refugjatëve, që janë përpjekur të hynë në Britani të Madhe, pasi gjatë muajit prill tentuan të hynë gjithsej 65 persona, të cilët ranë në duart e forcave të rendit.