Forcat e Armatosura koncert gala “Këndoj Shqip”

30.10.2016 18:21:39

Trupa muzikore e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura zhvilloi të dielën koncertin muzikor “Këndo Shqip”. Koncerti u realizua tek Salla e Universitetit të Arteve me fëmijët e ushtarakëve dhe shoqërisë civile, nën kujdesin e ministres Mimi Kodheli.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se koncerti është një thirrje për ne të rriturit, për të bërë gjithçka, deri të pamundurën që t’jua bëjmë të lumtur jetën këtyre.

Gjatë aktivitetit u interpretuan këngë dhe valle të ndryshme nga fëmijët, të shoqëruar edhe nga trupa muzikore e Orkestrës Frymore të FA.  Qëllimi i këtij aktiviteti është rikthimi i traditës së interpretimit të këngës për fëmijë me tinguj të vërtetë të botës fëminore.