Formohen Komisionet parlamentare, këto janë partitë që do t’i drejtojnë

Formohen Komisionet parlamentare, këto janë partitë që do t’i drejtojnë

20.09.2017 12:55:55

Sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është bërë e ditur se cilat nga partitë politike do të udhëheqin me Komisionet parlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës do ta udhëheqë Komisionin për zhvillim ekonomik, Komisionin për integrime evropiane dhe atë për Administratë publike.

Lëvizja Vetëvendosje do ta udhëheqë Komisionin për legjislacion, atë për Punë dhe Mirëqenie Sociale,  Komisionin për Arsim si dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheq me Komisionin për Buxhet dhe Komisionin për Punë të Jashtme.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta udhëheqë Komisionin për Bujqësi, ndërkaq Nisma për Kosovën me Komisionin për Siguri.

Lista serbe do të udhëheq me Komisionin për Komunitete, ndërsa Grupi 6+ do të udhëheq me Komisionin për drejtësinë.