Forumi i Gruas i LDK, Dega në Vushtrri sot me një aktivitet shënoi Tetorin maujin rozë, muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.

14.10.2017 15:27:16

Me këtë rast Dr. Hysni Gërguri, kryetar i Degës mbajti një ligjëratë për gratë lidhur me mënyrat e identifikimit të hershëm të simptomave të kancerit të gjirit si dhe domosdoshmërinë e kontrollës së rregulltë si preventiva më e mirë për tu mbrojtur nga kjo smënudje mjaftë e përhapur tek gratë.

 

Dr. Gërguri me këtë rast tha: “Sipas statistikave botërore, cdo e teta femër në botë është e prekur nga kanceri i gjirit, por porositi që nëse zbulohet me kohë, kanceri i gjirit është sëmundje e shërueshme”.
Rrezarta Krasniqi, kryetare e FGLDK me këtë rast I bëri ftesë të gjitha grave që të shpërndajnë mesazhin e senzibilizmit të grave për domosdoshmërinë e masave preventive në luftën kundër kancerit të gjirit.
Xhafer Tahiri, Kandidati i LDK-së për Kryetar të Vushtrisë, me këtë rast shpalosi projektin për qeverisje të re në Vushtrri, ku në fokus të këtij programi është trajtimi i brabrtë I gruas në qeverisjen e re dhe në vendimmarrje në komunë. Me këtë rast z. Tahiri tha: “Ne me shembullin personal në qeverisje të re do të luftojmë stereotipet e vjetra që gruaja e ka vendin në shtëpi. Të vetëdijshëm që cdo punë që kryen një mashkull mund ta kryej edhe një grua, unë ju siguroj që ne do të emërojmë gra në pozita menaxhuese në komunë sepse gratë janë po aq të zonja për të qeverisur”.

Fotografia e Xhafer Tahiri