Forumi Rinor i LDK-së është në përmbyllje të procesit zgjedhor

21.12.2016 11:19:52

Të rinj e Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë në përmbyllje të një procesi zgjedhor.

Këtë proces ata e quajnë madhështor.  “Kjo për faktin se këtë proces në te gjitha strukturat tona e ka karakterizuar pjesëmarrja masive e të rejave dhe të rinjve, duke dëshmuar kështu se Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhja e të rinjve të Kosovës”.  Sipas këtij forumi kjo strukturë e të rinjve, e cila për nga organizimi dhe pjesëmarrja në të është më i madhja në vend, këtë fundjavë përmbyll këtë proces me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.  Të dashur të rinj të LDK-së

“ Me këtë rast, duke besuar në rolin e fuqishëm që të rinjtë e LDK-së, kishin dhe do ta kenë në të ardhmen, në dobi të subjektit dhe të vendit, dhe duke konsideruar mbështetjen tuaj shpreh interesimin tim për të udhëhequr me Forumin e Rinisë së LDK-së. Nga ky moment, rikonfirmoj , gatishmërinë time të plotë për të qenë njëri nga ju, në secilin proces të rëndësishëm për subjektin tonë, duke u angazhuar maksimalisht që FRLDK të jetë bartës i përgjegjësive në sfidat dhe sukseset e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë! Vetëm fitoret qofshin për LDK-në!”, thuhet në komunikatën e LDK’së.