Fotografi e re e gylenistëve të arrestuar, me duar të lidhura

30.03.2018 20:38:43
Derisa familjarët e gjashtë shtetasve turq të kidnapuar në Kosovë, besojnë se të afërmit e tyre ende ndodhen në Kosovë, mediat turke raportojnë se ata tashmë janë paraqitur para një gjykate në Stamboll.

Sot është publikuar edhe një fotografi , ku shihen gjashtë të arrestuarit së bashku, të gjithë me duar të lidhura.

Mediat turke raportojnë se ata janë dërguar në Stamboll në departamentin Anti-Terror.

Të kidnapuarit në Turqi akuzohen për organizim të akteve terroriste, gjegjësisht për puçin anti – Erdogan.