Fotografohet edhe një zog i veçantë në Parkun e Gërmisë

22.11.2019 23:13:54

Në Parkun e Gërmisë është fotografuar edhe zog i veçantë.

Fotografi, Albert Krasniqi ka arritur të shkrepë një foto të zogut të bukur Kuqalashi Çafkëzi (Pyrrhula pyrrhula).

Ai ka publikuar imazhin e këtij zogu në faqen e tij në Facebook “Gërmia Park Wildlife”, derisa nuk e fsheh entuziazmin që ka arritur të shkrepë një foto të këtij zogu të rrallë.

“Nuk arrija ta besoj që po e shoh këtë shpend tepër të rrallë. Besoj që është hera e parë në vendin tonë që dokumentohet me fotografi. Me këtë zog tepër të bukur numri i shpendëve në Parkun e Gërmisë arrin në 64 lloje”, ka shkruar Krasniqi.