Fotoreporteri Blerim Uka: Jam mirë!

26.03.2018 20:10:42

Fotoreporteri i portalit Indeksonline, Blerim Uka, që u sulmua në veri të Mitrovicës, derisa po përcillte vizitën e politikanit serb Marko Gjuriq, që u arrestua, ka thënë se gjendja e tij është stabile, por ka disa lëndime.

“Miq, sot në orët e pasdites siç e keni parë në media jam sulmuar fizikisht në Mitrovicën e Veriut nga disa huliganë serbë. Gjendja ime shëndetësore është stabile, me disa lëndime të lehta. Ju falënderoj për gjitha mesazhet përkrahëse”, ka thënë Uka.