Fqinji gjen vetëm vajzën 13 vjeçe dhe më pas …

08.01.2017 13:29:10

Shkoi te fqinji për ta uruar për Vitin e Ri, abuzon me vajzën e mitur 13- vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ku sipas Policisë, i dyshuari është I. Hoxha, 43 vjeç, banues në Patos. Ai u arrestua për kryerjen e veprave të turpshme me të mitura.

Dyshohet se ai ka shkuar në shtëpinë e fqinjit për vizitë me rastin e Vitit të Ri, por nuk i është përgjigjur njeri. Më pas e ka shtyrë vetë derën, ku brenda ndodhej vetëm vajza 13 vjeçe, e cila sapo ishte zgjuar nga gjumi.

E mitura e ka vënë në dijeni fqinjin se prindërit nuk gjendeshin në shtëpi, por Hoxha është ulur në divan, duke e sqaruar vajzën se kishte shkuar për t’i uruar.

Sipas dëshmisë së dhënë në Polici nga e mitura, ajo e ka qerasur 43- vjeçarin, por në këtë moment ai nisi të kryente veprime të turpshme ndaj saj.

Ai e ka prekur në pjesë intime të miturën dhe i ka treguar trupin e tij nëpërmjet kërcënimit. E mitura ka rrëfyer në prani të prindërve se 43-vjeçari e kishte detyruar që t’i shihte pjesët intime. Më pas ai është larguar duke i kërkuar asaj të mos tregonte për atë që kishte ndodhur, raporton “Panorama”.

Prindërit e vajzës kishin shkuar për vizitë me rastin e festave tek një i afërm i tyre, por ata kanë shkuar menjëherë në banesë kur 13- vjeçarja, në gjendje të ngarkuar emocionale, u ka rrëfyer nëpërmjet telefonit atë që kishte ndodhur.

Ata i janë drejtuar menjëherë policisë dhe, pas kallëzimit të kryer, blutë arrestuan të dyshuarin për veprën penale “vepra të turpshme me të mitura”. Vetë i arrestuari nuk e ka pranuar akuzën.