FR i LDK-së në Ferizaj akuza të rënda ndaj Agim Aliut

01.11.2017 23:22:15

FR i LDK-së në Ferizaj, nëpërmjet një komunikate ka akuzuar Agim Aliun, kandidatin e PDK-së për kryetar të Ferizajt se është paguar për të heshtur në Kuvendin e Kosovës.

Sipas FR të LDK-së në Ferizaj, Agim Aliu është paguar 70 mijë euro për të heshtur dhe për të mos përfaqësuar 15 mijë votuesit që e kanë votuar atë. Dhe një ndër projektet që Agim Aliu ka heshtur dhe nuk ka nënshkruar as kërkesën e deputetëve të Ferizajt për Spitalin Rajonal të kësaj komune.

Kjo është komuniktata e plotë e FR të LDK-së në Ferizaj:

Heshtja e Agimit i kushtoi qytetarëve rreth 70 mijë euro!

Deputeti nga radhët e PDK-së Agim Aliu u pagua për heshtjen e tij në Parlamentin e Republikës së Kosovës me një shumë marramendëse. Besimi që qytetarët ja dhanë Agimit i kushtoi xhepit të qytetarëve rreth 70 mijë euro.
Gjatë këtyre viteve, 15 mijë votuesit e tij u shpërblyen me mos përfaqësim.

Ky i fundit as edhe njëherë nuk mori guximin të përfaqësoj interesat e qytetarëve, as edhe atëherë kur në pyetje ishte Spitali Rajonal i Ferizajt, madje duke mos e nënshkruar as kërkesen e deputetëve të Ferizajt për këtë projekt madhor e shumë të rëndësishëm.
Si mund t’i jep zë fitores, ai i cili la pa zë 15 mijë votuesit e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës?!