Fragment ditari nga kohë e luftës

28.09.2018 13:50:16
Nga Bekë Osmani
20-të vitë më parë në inqizimin, vëzhgimin, skicimin e terenit, si dhe parapërgaditjen e aksionit “Feniks” që u bë tre ditë më vonë ( dt. 30.09.1998 ) me suksese të plotë.

Në ora 01:00 të natës me datë 27.09.1998, u nisem nga baza jonë në drejtimin e piramidës kufitare C2/10 ku rreth orës 05:00 të mëngjesit kemi arritur, dhe jemi pozicionuar në një pikë përball Karaullës ushtarake të forcave serbe në Koshare.
Njesiti jonë ishte i përgaditur me të gjitha paisjët për inqizim dhe vezhgim të objektit, si dhe kishim berë një maskim tepër profesional sa që ishte e pa mundur që të zbulohemi nga ana e forcave ushtarake Serbe, edhe në distanca shumë të afërta që ishim me ta…kamerën që e kishim me veti të cilën e pranuam nga Agron Jusufi, ku na ndihmoj shumë për të berë inqizime të sakta dhe të mjaftushme për ditët në vijim… rreth orës 10:00 shumë pranë nesh kaloj patrulla ushtarake Serbe, e cila ishte duke levizur kembë në drejtimin e Rrasës së Kosharës dhe në mes të patrullës në levizje ishte edhe një automjet ushtarak.
Në kembë ishin gjithsejt 9 ushtar, si dhe 3 të tjerë ishin sipër në automjetin e tyre i cili ishte në levizje e sipër.
Pasi ka kalur patrulla në drejtimin e lartëcekur, njesiti ynë vezhgues në përberje: Xaj Çelaj, Qamil Jasiqi, Ramadan Osdautaj, Bajram Rexhepi, Blerim Cufaj, dhe Bekë Osmonaj kaluam në rrugën kryesore që ishte nga Karaulla e Kosharës në drejtimin e Rrasës, ku u pozicionuam dhe i bemē të gjitha përgaditjët pêr sulmin e befasishëm ndaj tyre gjatë kohës së kthimit… në ketë vend qendruam disa orë rresht në pritje të patrullës Serbe, por kthimi i tyre nuk u be në të njejten rrugë.
Në orët e vona të mbremjës jemi kthyer të lodhur në bazën tonë dhe të gjitha shenimet, skicimet, dhe inqizimin me kamerë i dorzuam tëk Komandant Agim Ramadani, i cili u gëzua shumë për atë material të mjaftushëm dhe të sakt për objektin e Karaullës, dhe pozicionet rreth ti.

Lavdi të renëve për liri !

Respekt për njesitin që ishim sëbashku atë ditë !