Francë! Dëshmoje solidaritetin me Shqipërinë!

01.12.2019 16:09:30

Nga: Fadil Maloku

1. Francë, Zgjohu nga gjumi dhe letargjia e indeferencës aktuale, se dikur ishe vend solidariteti e humanizmi europian. Mos u korit pēr pak! Dhe mos qëndro mënjanë kësaj fatkeqësie natyrore.

2. Si të shpjegohet injorimi dhe indeferenca pothuajse totale e shtetit Frances (me; një popullësi afër 70 milion e me një GDP 2.583 trilion USD) që deri më tani nuk e dha për donacion as edhe një cent të vetëm, për fatkeqësinë e ndodhur nga termeti, në Shqipëri!?

3. Ndërkaq, në anën tjetër e njejta Shqipëri (me një popullësi 25 më të vogël, e me një GDP13.04 biliob USD) në kaçikun e saj, me rastin e djegëjes së Kishës Notre Dame de Paris, ku s’pati as edhe një jetë të humbur njeriu, e asnjë qytetar për t’u strehuar, dhuroi, HEJ; 100.000 €, të taksapaguesve shqiptar!?