Francë, Le Pen sulmon Macron: Nuk na mbron dot nga terrorizimi

25.04.2017 12:09:46

Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, kanë shkaktuar humbjen politike të partive që kanë qeverisur Republikën e Pestë. Në balotazh do të sfidohen Emmanuel Macron (En Marche!) me 23.75% të votave dhe Marine Le Pen (Fronti Nacional) me 21.53%.

“Macron nuk ka një projekt për të mbrojtur francezët nga terrorizimi, mbi këtë temë është pak i dobët”, – ka deklaruar Le Pen.

François Fillon (Republikanët), ka mbërritur në 19.91% të preferencave, ndërsa Jean Luc Melenchon (La France Insoumise), 19.64%.

Ndërkohë, presidenti aktual, Francois Hollande, ka deklaruar se do të votojë për Emauel Macron  në balotazhin për presidencialet. “Prania e ekstremit të djathtë, – ka vijuar numri një i Elizeut, duke iu referuar partisë së Le Pen, – rrezikon akoma dhe një herë vendin me historinë e tij të gjatë, metodat e tij dhe lidhjet me grupe ekstremiste kudo në Europë. Është e pamundur të hesht, nuk mund të qëndrojmë indiferentë”.