Francezët pyesin: Kush fitoi në Maqedoni?

12.12.2016 15:05:49

Mediumet franceze me vëmendje të madhe e ka ndjekur fazën përfundimtare të fushatës parazgjedhore në Maqedoni, lajmëron korrespodenti i MIA-s në Paris.

Në mëngjes, shumë portale ditore dhe javore për shtyp, si p.sh. “Le Mond”, radioja ndërkombëtare franceze RFI, gazeta “Nuvel Obce”, kanë deklaruar se edhe partia qeveritare edhe opozita kanë shpallur fitore pas votimit të djeshëm.

Pastaj i përcjellin edhe deklaratën e Gruevskit, liderit të VMRO-së edhe të Zoran Zaevit, liderit të LSDM-së, duke e përshkruar atmosferën festive në Shkup. Edhe pse VMRO-ja ka fituar më shumë vota se LSDM-ja, prapë LSDM-ja në mënyrë paradoksale ka festuar në Shkup, vëren RFI.

“Euronjus” nga ana e tyre në mëngjes pyeten se “Kush i fitoi zgjedhjet”

Sipas “Nuvel Obs” duke pasur parasysh se të dy partitë janë shumë afër sipas votave të fituara, në çdo rast edhe njëra edhe tjetra, nëse dëshirojnë që të qeverisin do të duhet të gjejnë koalicion, posaçërisht te partitë politike të shqiptare. Sipas tyre, në pozitë më të volitshme te partitë shqiptare ndodhet BDI-ja e Ali Ahmetit.

Më parë, mediumet franceze janë marrë edhe me situatën në Maqedoni para zgjedhjeve dhe gjatë fushatës zgjedhore.