Frashër Krasniqi lëviz me trotinet rrugëve të Prishtinës

17.06.2020 19:52:56

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka habitur qytetarët e Prishtinës me veprimin e tij të fundit.

Shumë shpesh kemi parë fotografi të politikanëve që shfrytëzojnë bicikletën për të shkuar në punë, por trotinetin?

Këtë sot kanë pasur mundësi ta shohin qytetarët e Prishtinës, të cilët janë siguruar edhe ta fotografojnë dhe kanë dërguar fotografi në adresë të lajmi.net.

Madje, Krasniqi e ka shfrytëzuar rrugën kryesore të automjeteve për të lëvizur.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë.