Frymë e stuhi e fortë në Prizren

24.09.2018 17:54:27
Erërat e forta e kanë kapluar sot territorin e Kosovës.

Disa nga qytetet kryesore të Kosovës, por edhe fshatrat përreth u ballafaquan që nga mëngjesi me stuhi, të cilat shkaktuan edhe dëme materiale.

Njejt po ballafaqohet edhe Prizreni në këto momente ku stuhia e fortë, siç shihet edhe në videon më poshtë, po pamundëson qarkullimin e veturave.

Komuna ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Ndryshe, shkaku i erërave në kryeqytet, përpos dëmeve materiale edhe një person u lëndua.