FSK mban ushtrimin e parë ndërkombëtar, Thaçi mungon

07.05.2018 13:08:42

Trupat e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK-së), janë duke mbajtur ushtrimet e tyre në fshatin Koliq raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast përpos miqve ndërkombëtar mori pjesë edhe Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha i cili u shpreh i kënaqur për këtë operacion, duke e quajtur atë si tejet të rëndësishëm.

Ndërsa Kolonel Sylejman Cakaj, njëherësh edhe udhëheqës i operacionit të sotëm, bëri prezantimin e operacioni duke i treguar saktësisht pikat në të cilat po zhvillohen këto operacione.

Ndërsa Komandanti u FSK-së, Rrahman Rama tha se ky është ushtrimi i parë ndërkombëtar, duke shtuar se edhe KFOR-i është mbështetës i këtij projekti.

“Ky është ushtrimi i parë ndërkombëtar i joni. Në kuadër të kësaj janë edhe KFOR. Ndërveprueshmëria me partnerët tanë është shumë me rëndësi dhe pikërisht kësaj duhet të ju kushtojmë  rëndësi të madhe. Po ashtu  ne duhet të jemi të përgatitur në çdo rast sepse jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve”, tha Rama.

Ndërsa në këtë operacion mungoi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili kishte paralajmëruar që do të marr pjesë por që nuk erdhi. Ai kishte dërguar këshilltarin e tij, Blerim Shala.