FSK vazhdon mbështetjen për Suharekën

19.08.2018 18:40:23

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka njoftuar që njësitë e FSK-së po vazhdojnë të ndihmojnë Suharekën, pas vërshimeve atje.

“Në ditën e katërt të mbështetjes, vizitova sërish pjesëtarët e FSK-së që po vazhdojnë operacionin në mbështetje të qytetarëve dhe komunës së Suharekës, pas vërshimeve në natën mes të mërkurës dhe të enjtes.  Vizitën, bashkë me Kryetarin Bali Muharremaj, e bëmë në Grejkoc të Suharekës”, ka thënë Ramadani.

Duke ditur se nevojat e qytetarëve janë të mëdha, FSK nuk është ndalur që nga e enjtja dhe do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, bazuar në vlerësimet që bëhen”, ka treguar Ramadani përmes një postimi në Facebook.

Vërshimet në Suharekë shkaktuan dëme të mëdha material si dhe lanë të lënduar 8 persona.