Fuere: Është koha të merr fund ankthi në Maqedoni

09.12.2016 22:35:22

Ish-ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere, u është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë me një porosi të shkurtër për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit,.

Fuere shkruan se ”në pesë vitet e kaluara qytetarët e Maqedonisë kanë vuajtur shumë nga një regjim që qeverisë me rregulla të tija dhe konsideron se i vetëm e di se çfarë është më e mira për vendin. E ka ndryshuar procesin zgjedhor dhe përdorur kërcënimin dhe frikën për të mbetur në pushtet. Koha për ndryshim dhe për ta kthyer demokracinë dhe sundimin e ligjit është e kaluara e gjatë. Është koha që të merr fund ankthi.