Futbollisti i Bylisit rezulton me Covid-19, nesër ndeshja me Tiranën

02.06.2020 10:44:22

24 orë para rifillimit të kampionatit dhe ndeshjes Bylis-Tirana e programuar për tu luajtur të mërkurën në orën 17:00 një lojtar i klubit nga Mallakastra ka dalë pozitiv me koronavirus.

Nga informacionet paraprake mësohet se lojtari ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës nga ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin. Hetimi epidemiologjik vijon.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se futbollisti i prekur me Covid-19 është E.Q. Mësohet se ai ka qenë pjesë e ndeshjes miqësore të luajtur në Fier ditën e shtunë, mes Apolonisë dhe Bylisit që u nda me rezultat 0-3. Futbollisti nuk eshte nga ky qytet dhe se disa dite me pare ka qene te qyteti i lindjes ne veri te Shqiperise.