Gabon Reali, ndalet nga Atletico

08.04.2017 17:24:46

Real Madridi nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë ndaj Atletico Madridi në “Santiago Bernabeu”, duke barazuar 1:1.

Real Madridi ka bërë një hap fals drejt titullit të La Ligas, duke barazuar 1:1 me Atletico Madridin në “Santiago Bernabeu”.

Djelmoshat e Zinedine Zidane krijuan më shumë raste dhe ishin më të rrezikshëm se ata të Diego Simeones.

Ata kaluan të parët në epërsi përmes Pepes në minutën e 52’të dhe ishin duke fituar deri në atë të 85’të, kur Antoine Griezmann shokoi vendasit duke shënuar për rezultatin përfundimtar 1:1.

Pas këtij barazimi, Reali ka shkuar në kuotën e 72 pikëve, tri më shumë se Barcelona që sonte mund të barazojë me pikë Los Blancos, nëse fitojnë ndeshjen në udhëtim te Malaga.